Mustafa në samitin e EPP kërkon mbështetje për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës dhe punësim sezonal

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, duke marrë pjesë në punimet e Samitit të kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Evropian, pjesëtarë të grupit të Partive Popullore Evropiane (EPP), në Bruksel, i ka informuar të pranishmit me programin qeverisës të Qeverisë së Kosovës. Kryeministri Mustafa sipas një njoftimi nga kryeministria ka nënvizuar objektivat që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, shtetin ligjor dhe integrimin evropian. Kryeministri Mustafa ka kërkuar bashkëpunimin dhe mbështetjen e vendeve evropiane që edhe qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë si dhe për nënshkrimin sa më parë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Gjithashtu, kryeministri Mustafa ka kërkuar që të shikohen mundësitë e bashkëpunimit bilateral, që do të krijonte mundësi për punësim sezonal të qytetarëve të Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, në hapje të punimeve, nikoqiri i takimit Joseph Daul, kryetar i Partive Popullore Evropiane, i ka dëshiruar mirëseardhje të veçantë kryeministrit Isa Mustafa duke shprehur kënaqësinë e tij që sot edhe Kosova po qeveriset nga një parti anëtare e EPP-së. Në Samitin e zgjeruar të grupit më të madh të partive në Parlamentin Evropian EPP, ishin të pranishëm edhe liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, si kancelarja gjermane Angela Merkel, Mariano Rajoy, Viktor Orban, udhëheqës të Bashkimit Evropian si dhe krerë të tjerë të partive të djathta evropiane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here