Mustafa në Mitrovicë: Prioritet i Qeverisë më 2016, zhvillimi ekonomik, integrimet evropiane dhe forcimi i institucioneve

0

Sot në Mitrovicë u zhvillua një takim me strukturat e degëve të LDK-së në këtë rajon, ku bëjnë pjesë degët partisë të Mitrovicës, Vushtrrisë, Skenderajt, Çabrës dhe Leposaviqit.

Në takim, mori pjesë edhe kryetari i LDK-së, njëkohësisht kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Kryesisë Qendrore të LDK-së.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se qëllimi themelor i takimeve në të gjitha strukturat e LDK-së është fuqizimi i funksionimit të organeve, të anëtarësisë, të degëve dhe nëndegëve, me qëllim të forcimit të rolit dhe aktiviteteve të strukturave të LDK-së.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, theksoi prioritetet e Qeverisë së Kosovës për vitin 2016, duke shprehur përkushtimin e plotë për zhvillim ekonomik, integrime evropiane dhe forcimin e gjithanshëm të institucioneve demokratike, me përkrahjen e qytetarëve dhe të partnerëve ndërkombëtarë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Drejtuesit dhe anëtarët e strukturave të LDK-së në rajonin e Mitrovicës, shprehën mbështetjen e tyre për punën dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa për zhvillimin e vendit, për proceset integruese evropiane dhe avancimin e gjithanshëm të ndërtimit të shtetit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here