Mustafa: Në Bruksel jemi marrë vesh të mos dalim dhe të themi se kush kujt çka i tha

0

 

Kryeministri Isa Mustafa e ka njoftuar sot kabinetin qeveritar për takimin e zhvilluar në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Kryeministri Mustafa tha se gjatë takimit të datës 23 janë trajtuar disa prej çështjeve që kanë qenë të parapara, si çështja e parimeve themelore lidhur me asociacionin e komunave, çështja e energjisë, çështja e kodit telefonik, çështja e kalimit mbi urën e Ibrit dhe poashtu është arritur që të nënshkruhet Marrëveshja lidhur me policat e sigurimit.
“Mund të them se për çështjet e tjera, sa i përket asociacionit të komunave, energjisë, për të cilat është diskutuar në mënyrë specifike, të tjerat nuk kanë arritur të diskutohen thellësisht. Kemi mbetur që të punojmë edhe më tutje në nivel të ekspertëve për të sqaruar disa çështje që kanë qenë shumë të hapura ndërmjet nesh dhe jemi marrë vesh që të vazhdojmë këtë të hënë. Ne jemi angazhuar që të gjitha këto çështje të zgjidhen në suaza të parimeve të cilat ne i kemi përcaktuar më parë dhe unë mendoj se ashtu edhe do të ndodhë. Jemi marrë vesh që dialogu të vazhdohet për të njëjtat tema, që të mos dalim dhe të themi se kush kujt çka i tha, sepse ajo nuk na ndihmon ne që të zhvillojmë një dialog konstruktiv, por që, çështjet të cilat i kemi biseduar atje të jenë çështje të një dialogu i cili zhvillohet natyrisht nganjëherë edhe me pajtime dhe mospajtime, por që të bëjmë përpjekje që t’i përafrojmë qëndrimet duke u bazuar në parimet e domosdoshme që ne duhet t’i respektojmë, që është Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ligjet që janë në fuqi që është prona e Kosovës, që është e padiskutueshme dhe e panegociueshme. Ne do të bëjmë përpjekje maksimale që dialogu të jetë konstruktiv dhe që zgjidhjet të jenë ato të cilat do të ndihmojnë që ne në të ardhmen t’i lëmë anash problemet të cilat i kemi tani të hapura, por edhe të orientohemi në perspektivën tonë zhvillimore dhe në mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha kryeministri Isa Mustafa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here