Mustafa mohon mundësinë që “Trepça” të dialogohet

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se puna dhe historia që kanë shkruar minatorët, është e rëndësisë së veçantë nacionale.

Manifestimi tradicional ‘Java e Minatorëve’, i organizuar në përkujtim të grevës së minatorëve të vitit 1989, ka përfunduar me një ceremoni të mbajtur të shtunën në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë.

Në këtë manifestim u fol për rëndësinë që pati greva e minatorëve të Trepçës 26 vite më parë, në lëvizjen politike të kohës dhe në mbrojtje të lirive e të drejtave politike të shqiptarëve të Kosovës.

Mustafa ka premtuar zgjidhjen e statusit të Trepçës në mënyrën më të mirë të mundshme, duke bashkëpunuar ngushtë me vetë minatorët, por edhe Kuvendin, në mënyrë që Trepça të mbetet gjigant i zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Në lidhje me pronësinë e Trepçës, ai ka potencuar se kjo çështje nuk do të negociohet me askënd, transmeton tp.

Ndërkaq, menaxheri i Trepçës, Ahmet Tmava, foli për rëndësinë historike të grevës së minatorëve të Trepçës që ngjau para gati tri dekadave.

Në anën tjetër, Nezir Behrami, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, pasi elaboroi aktivitetet e zhvilluara në kuadër të Javës së Minatorëve, ka kritikuar institucionet për mos përkushtim të mjaftueshëm ndaj këtij gjiganti.

Ndryshe, gjatë këtij manifestimi u shfaq një dokumentar për Trepçën, mbi rëndësinë historike të grevës së minatorëve të Trepçës që ngjau 26 vjet më parë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here