Mustafa: Me kancelaren Merkel nuk do të bisedojmë rreth vendimit të Kuvendit për specialen

0

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës ka thënë sot në media se gjatë takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel të martën nuk e ka në agjendë trajtimin e vendimit të Kuvendit të Kosovës për Gjykatën Speciale. Megjithatë ai ka theksuar se do të ndihet keq para kancelares për vendimin e Kuvendit të Kosovës. Mustafa ka deklaruar se qeveria do t’i riprocedojë në kuvend amandamentet që kërkohen për ndryshim në mënyrë që të formohet specialja. Mosformimi i Gjykatës Speciale sipas  Mustafës e dëmton sovranitetin e Republikës së Kosovës, pasi kjo mundëson që këtë çështje ta marrë përsipër KS i OKB-së. Mustafa i ka bërë këto komente para nisjes për në Bruksel ku nesër ai do të takohet me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç, në vazhdim të bisedimeve Kosovë-Serbi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here