Mustafa: Kosova tashmë pret nënshkrimin e MSA-së dhe liberalizimin e vizave

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim anëtarin e Bundestagut Gjerman, Metin Hakverdi, i cili shoqërohej nga ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets, me bashkëpunëtorë.

Duke folur për angazhimin e Qeverisë për proceset integruese dhe përmbushjen e kritereve të kërkuara, kryeministri Mustafa tha se Kosova tashmë pret nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa shprehu mirënjohjen e popullit dhe të Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë, duke theksuar përkushtimin për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe partneritetit strategjik me Gjermaninë.

Anëtari i Bundestagut Gjerman, Metin Hakverdi, shprehu përkrahje për rrugën integruese evropiane të Kosovës, si dhe për proceset tjera të rëndësishme që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe social në Kosovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here