Mustafa homazhe te varri i Rugovës, thotë se LDK po fuqizohet

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka thënë se në këtë parti nuk ka përçarje.

Ai është shprehur se LDK ka programin e vet politik, qëndrimet e veta, vizioni i së cilës ka mbështetje e gjithë anëtarësisë.

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës të prirë nga kryetari i saj dhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa, kanë bërë homazhe para varrit të presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Vizita tek varri i Rugovës po bëhet në kuadër të shënimit të 26 vjetorit të themelimit të LDK-së.

“Asnjë përçarje në LDK nuk ka, sepse në LDK-në ne e shikojmë si tërësi, ndërkaq mendimet individuale janë mendime të lira të çdonjërit, dhe asnjëri nuk ka fuqinë që të ndikojë apo të riorientoj LDK-në”.
“LDK e ka programin e vetë politik, ka qëndrimin e vetë, ka anëtarësinë e vetë. Ka degët, nëndegët të cilat e përkrahin politikën dhe vizionin e LDK-së dhe kjo është me rëndësi themelore. LDK është një parti shumë stabile, e organizuar në të gjitha komunat, në të gjitha degët e konsoliduar shumë mirë, e orientuar në mënyrë të qartë në programin politik të saj, dhe ne nuk flasim fare për përçarje, ne flasim për liri dhe mendimet politike, në suazat e programit të LDK-së të cilat i ka çdo anëtarë”, tha Mustafa.
I pari i LDK-së, tha se ishte LDK-ja së bashku me presidentin Rugova të cilët vunë qysh në fillim bazat e demokracisë, vunë bazat e një vendi shumë-partiak dhe demokraci shumë partiake.
LDK sipas Mustafës ishte po ashtu ajo parti e cila bashkë me presidentin Rugova vuri themelet shtetit të tanishëm të Kosovës.
“Sot bëhen 26 vjet themelimi të partisë të parë me bazë demokratike të këtij vendi, e cila jo vetëm që dha impulse të demokracisë në Kosovë, por ndikoj edhe në regjion, në të gjitha viset shqiptare.
Ishte presidenti Rugova, Lidhja Demokratike, ajo lëvizja e cila fillimisht vuri bazat e demokracisë, bazat e një vendi shumë partiak, demokracisë shumë partiake, vuri themelet e shtetit të tanishëm të shtetit të Kosovës. Ne jemi shumë falënderues për këtë, dhe ne dëshirojmë që të vazhdojmë rrugën fillestare të LDK-së, vlerat, traditat e LDK-së, të thellojmë bashkëpunimin me të gjitha partitë në mënyrë që Kosova të shkoj përpara, dhe veçmas bashkëpunimin me partitë e qendrës së djathtë të cilës familje në jemi tani, si partitë evropiane, e cila tani e kanë shumicën e qeverive evropiane dhe sot luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, social të zhvillimit të paqes dhe sigurisë edhe në Evropë dhe në Botë”, tha Mustafa.
Duke folur për kontributin e ish – presidentit Rugova, personit që sipas Mustafës me mençurinë e tij dikur zgjidhi probleme të mëdha, tha se kanë për obligim që për këtë gjeneratë të gjejë zgjidhje për problemet që ekzistojnë tani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here