Mustafa: Heqja me luftë e kufirit Kosovë-Shqipëri më 9 prill ’99, shënon njërën prej fitoreve më domethënëse të UÇK-së

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore Dita e Dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani” – Dita e Rënies së Heroit Agim Ramadani.

Ky ishte aktiviteti i radhës në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes”, i cili është organizuar nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, për shënimin e 16 vjetorit të “Betejës së Koshares”.

Manifestimi gjithëpopullor ka nisur të enjten me shënimin e Ditës së Heqjes me Luftë të Kufirit Kosovë-Shqipëri në Koshare. Në Akademinë e mbajtur me këtë rast në Koshare, ku morën pjesë mijëra qytetarë, familjarë e bashkëluftëtarë të heronjve të Koshares, kryeministri Isa Mustafa në fjalën e mbajtur ndër të tjera ka thënë se heqja me luftë e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të vitit ’99, nga Brigada 138 “Agim Ramadani” shënon njërën prej fitoreve më domethënëse të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes 2015”, më 19 Prill 2015 do të organizohet Akademia Përkujtimore Dita e Rënies së Heroit Sali Çekaj, – Dita e Veteranëve të Brigadës 138, “Agim Ramadani”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here