Mustafa, Grueveskit: Vetëm hetimi ndërkombëtar zbardhë ngjarjen në Kumanovë

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, u takua sot në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Qëllimi i këtij takimi dypalësh ishte për të diskutuar rreth ngjarjeve të fundit në Kumanovë dhe ecurinë e hetimeve të deritanishme. Pas daljes nga takimi, Mustafa zbardhi një pjesë të bisedës, duke thënë se vetëm hetimi ndërkombëtar mund të zbardhë ngjarjen. Nga bisedimet me autoritetet maqedonase Mustafa mohoi të ketë dalë autopsia zyrtare për të vrarët në Kumanovë. Ai tha se fakti që ka dalë në media se 8 pjesëtarët e grupit të armatosur nga Ushtria Çlirimtare e Maqedonisë u vranë pasi u vetëdorëzuan, nuk është zyrtar pas ende nuk ka një raport të autopsisë./gazeta-Shqip.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here