Mustafa: Është ironike që ata që e votuan Ligjin për Ratifikimin e marrëveshjes, të bashkë-organizojnë peticion

0

 

Kryeministri Isa Mustafa sot është shprehur i befasuar që ata të cilët e kanë votuar Ligjin për Ratifikimin e Marrveshjes për normalizim marrdhënjesh me Serbinë tani po bashkorganizojnë peticion kundër saj duke kërkuar nënshkrime nga qytetarët. Ai ka tërhequr vëmendjen se qytetarët që po nënshkruajnë nuk janë të informuar në lidhje me përmbajtjen e dokumenteve dhe në lidhje me atë se kush i nënshkroi e kush i votoi ato në kluvend. Mustafa i ka ftuar mediat që t’i publikojnë këto dokumente, edhe pse ato ka kohë që janë publikuar nga ato.

 

Më poshtë mund ta lexoni adresimin e kryeministrit Mustafa në lidhje me peticionin e opozitës:

 

“Sigurisht se ka shumë nga qytetarët, të cilët po nënshkruhen në peticionin e opozitës, e të cilët nuk e kanë lexuar “Marrëveshjen e Parë të Parimeve që Rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve”, të dt. 19.04.2013, “Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë Ndërkombëtare që Rregullon Normalizimin e Marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe të Planit të Zbatimit për këtë Marrëveshje”, nr. 04/L-199 të dt. 27 qershor 2013, por as dokumentin: “Asociacioni/Bashkësia i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë-Parimet e Përgjithshme / Elementet kryesore”, nënshkruar më 25 gusht 2015 në Bruksel.

Qytetarët duhet të informohen çfarë përmbajnë këto dokumente, kush i votoi ato në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe kush nuk mori pjesë fare në votim, ndërkaq ishte prezent.

Unë i ftoj mediat që të publikojnë këto dokumente, në mënyrë që ato të jenë të njohura për qytetarët. Sepse është ironike, që ata që e votuan Ligjin për Ratifikimin e marrëveshjes, të kundërshtojnë marrëveshjet dhe të bashkë-organizojnë peticion e të kërkojnë nënshkrime nga qytetarët që të mos zbatohet Ligji.

Çështje tjetër është se a është dashur të ndodhë Asociacioni apo jo. Ai nuk do të ndodhte sikur të arrinim ti integrojmë me kohë serbet e Kosovës dhe sikur, me fajin tonë, por edhe të disave nga bashkësia ndërkombëtare të mos mbetet e ndarë pjesa veriore e vendit, nën ndikimin e plotë të Serbisë. Tani, kjo është zgjidhja që përkrahet nga miqtë tanë, të cilët na ndihmuan ta çlirojmë vendin, ta shpallim pavarësinë dhe ta ndërtojmë shtetin e pavarur.”

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here