Mustafa e Thaçi të një fjale: Pushteti nuk merret me dhunë, nuk do të dorëzohemi

0

Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi kanë qenë të një një fjale, se pushteti nuk merret me dhunë, por me votë të qytetarëve.  Ata kanë theksuar se nuk do të dorëzohen përballë dhunës.

Kështu kanë thënë që të dy, në konferencën e përbashkët për shtyp që e kanë mbajtur të martën, ditën kur pati protesta për kombinatin Trepça dhe kundër ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq.

Kryeministri Mustafa ka thënë se qeveria ka ndjekur me shqetësim ngjarjet e dhunshme në kryeqytet. “Qeveria e dënon dhunën nga ana e protestuesëve.  Qeveria shpreh keqardhje për të lënduarit. Qeveria dënon nxitjen dhe dhunën ndaj institucioneve, policisë, qytetarëve. Është e dëmshme që për qllime politike të krijohen ndasi etnike”, ka thënë ai. “Policia është ballafaquar me ultimatume, është sulmuar dhunshëm me mjete të ndryshme dhe me koktej molotovi”. Sipas tij, protesta e sotme është e motivuar politikisht dhe i ka bërë dëm shtetit.” Qeveria dënon përfshirjen e nxënësve në protestë. Qeveria bënë thirrje për ndaljen e dhunës. Qeveria e respekton të drejtën e protestës, por vlerëson se protesta nuk duhet përdorur për ambice për pushtet, se pushteti fitohet vetëm përmes qytetarëve”, ka thënë Mustafa.” Qeveria kërkon nga organet kushtetuese që të garantojnë siguri dhe i fton qytetarët për qetësi dhe durim. Këto pamje më së paku i konvenojnë Kosovës”.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi, ka thënë se e mbështetë plotësisht dhe fuqishëm qëndrimin e kryeministrit Mustafa. “Protesta është mjet demokratik, por e sotmja ka pasur objektiva të politikës ditore. Nuk kanë qenë të organizuara nga vullneti i qytetarëve, por nga subjekte opozitare. Dialogu nuk duhet të zhvillohet nëpër shehe”, ka thënë ai. “Në asnjë moment nuk do të dorëzohemi përballë dhunës”. Sipas tij, aktet e sotme janë të një grupi të vogël. “Policët sot e shpëtuan nga më e keqja. Dhuna nuk është e paplanifikuar. Ky është një tentim për marrjen e pushtetit me dhunë. Pushteti fitohet me votën e lirë të qytetarëve dhe jo me dhunë.  Shantazhet dhe ultimatumet e rrugës nuk do të kenë sukses. Ftojmë qytetarët për besim në institucione dhe solidaritet të ndërsjellë”, ka thënë Thaçi. “Nuk kemi arsye që të kemi pamje të tilla në kryeqytetin tonë. Ftojmë subjektet politike që shqetësimet t’i përcjellin në Kuvend dhe jo në rrugë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here