Mustafa e akuzon RTK-në se është televizion i PDK-së

0

 Prishtinë, 17 dhjetor – Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka akuzuar Radiotelevizionin e Kosovës se është televizion i PDK-së. “RTK po vazhdon të sillet si medium partiak. RTK, si televizion publik dhe redaksia e këtij mediumi duhet ta di se Kosova ka institucione dhe se ato duhet trajtuar, ashtu siç i trajton ligji dhe Kushtetuta e vendit. Nuk mund të mos shpreh keqardhje për sjellje anashkaluese të këtij mediumi ndaj institucionit të Kryeministrit të vendit”, ka shkruar Mustafa të shtunën në rrjetin social Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here