Mustafa e AAK përplasen për Fondin e 3 përqindëshit

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se askush nuk mund të ndikojë se me cilat çështje do të merret Gjykata Speciale, e cila dihet se do t’i shqyrtojë dyshimet e ngritura nga raporti i Dick Martyt.

Mustafa foli kështu duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes Donika Kada Bujupi, e cila tha se ai po mundohet të ndikojë që Gjykata të mos shqyrtojë çështjen e Fondit të tre përqindshit, sipas të cilës ka pasur keqpërdorime të mjeteve të bashkatdhetarëve, tha se asnjë negocim i Qeverisë së Kosovës nuk ka me gjykatën, sepse ajo nuk është themeluar akoma dhe dihet se do të shqyrtojë raportin e Dick Martyt dhe askush nuk mund të shtojë ose të heq çështjet që do të shqyrtojë kjo gjykatë.

“Ti mos u brengos më për atë çështje, sepse kur të shtrohet çështja e 3 %, unë jam përgjegjës për veprimet e mija dhe do të jap llogari”, ka thënë Mustafa.

Ndërsa, duke folur për transparencën se ku janë mjetet e 3 %, Mustafa tha se ato janë mjete që janë mbledhur për pavarësinë e Kosovës dhe askush nuk ka garantuar që do t’i kthehen ato mjete, kurse transparenca i është dhënë Kuvendit të atëhershëm.                                                                                       Ndërkaq lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka kërkuar llogari nga Kryeministri Isa Mustafa për Fondin e 3 përqindëshit. Sipas Haradinajt, deklarimi i Mustafës se nuk ka obligim ligjor për të rikthyer paratë është papërgjegjësi morale, politike e ligjore ndaj qytetarëve dhe diasporës. “Z. kryeministër, nëse asnjë qeveri e as ti nuk keni obligim ndaj Bonove të 3 përqindshit, pse i lëshuat ato pa garancion? Pse e mashtruat qytetarin duke lëshuar bono të pavlera? Dihet që funksioni i bonos është këmbimi obligativ i parave të gatshme me diçka me vlerë të garantuar. Ndërsa ju sot deklaroni në Kuvend se nuk keni obligim ligjor t’i riktheni paratë, e edhe më keq, e krahasoni pamundësinë e kthimit të mjeteve financiare me pamundësinë e rikthimit të atyre që humbën jetën për liri. Kjo deklaratë është papërgjegjësi morale, politike e ligjore ndaj qytetarëve të Kosovës dhe diasporës, që kontribuan pa kushte për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here