Mustafa dhe Vuçiq takohen më 27 janar

0

Ambasadori amerikan në Beograd Michael Kurby për medie serbe ka zbuluar se kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiqi do të takohen më 27 janar të vitit që vjen.

Diplomati i ShBA në Serbi nuk tregoi për temat që do të trajtohen me këtë rast.

Deri më atëherë mendohet se Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të konstatojë kushtetutshmërinë ose jo të Marrëveshjes së 25 gushtit që ka të bëjë me krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, transmeton Koha.net, përcjellë Express.
Beogradi zyrtar po insiston në zbatimin e plotë të kësaj Marrëveshjeje.
Opozita e bashkuar tash e tre muaj po kundërshton këtë marrëveshje si deh atë për demarkacionin me protesta e me bllokim të punës së Kuvendit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here