Mustafa dhe Vuçiç, bëjnë “foton e ditës” në Tiranë

0

Në nisje të Forumit Ekonomik të Vjenës, që u zhvillua sot në Tiranë kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa i Kosovës dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i kanë shtrënguar duartë mes vete, duke buzëqeshur më tej me njëri-tjetrin gjatë takimit.
Përshëndetja e tyre u vu re nga të pranishmit dhe vetë kryeministri Edi Rama, që e cilësoi këtë takim si ‘Foton e Ditës’.
Në fokus të forumit u vendosën aspiratat e përbashkëta të popujve të Ballkanit Perëndimor për t’u integruar në Bashkimin Evropian. Të gjithë liderit ishin të një mendje se duhet të rritet bashkëpunimi midis vendeve./Shekulli Online/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here