Mustafa dhe Mogherini konferencë për shtyp

0

Në një konferencë të përbashkët për shtyp kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka pritur sot përfaqësuesen e Lartë për Politika të Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherinin.

Mes tjerash në konferencë u tha që pritet nënshkrimi i marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së gjatë kësaj vere.

Kryeministri Mustafa u shpreh i gatshëm që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke përfaqësuar kështu edhe qytetarët e Republikës së Kosovës, nëpërmjet dialogut të jep kontributin e tij për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me theks të veçantë marrëdhëniet me Serbinë.

“Ne kemi treguar vullnet që nëpërmjet dialogut, dhe ndërmjetësimit të BE-së të përmirësojmë marrëdhëniet me fqinjët”. tha Mustafa.

Federica Mogherini tha se në verë pritet nënshkrimi i marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

“Ky vit do të jetë një vit i rëndësishëm për Kosovën dhe BE-në, mendoj se do të jemi të gatshëm për nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, përafërsisht në verë”, tha Mogherini.

Kryeministri Isa Mustafa poashtu tha se orientimi Euroatlantik i Kosovës përfaqëson vullnetin e shumicës dërmuese të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe se shteti i Kosovës dëshiron që të jetë sa më pranë BE-së dhe ta ketë sa më pranë këtë të fundit.

Për këtë kërkesë Federica Mogherini u përgjigj se vetë fakti që ajo sot ndodhet në Kosovë, dhe dje Kosova ishte vizituar nga komisionari Johanes Hahn, është material për optimizëm dhe për mendim pozitiv.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politika të jashtme tha se është shumë optimiste për dialogun dhe se ka besim që do të arrihen rezultatet në marrëveshje dhe do të arrihet implementimi i tyre. Ajo po ashtu është shprehur optimiste për themelimin e Gjykatës Speciale.

Kryeministri Mustafa po ashtu preku edhe çështjen e problematikës së migrimit, me rastin e të cilës ai kërkoi ndihmë direkte nga kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuqiq për të mbyllur korridorin e migrimeve. Ai tha që ka marrë premtime nga Vuqiq, se do të punohet në këtë drejtim, madje sipas tij vetë Vuqiq ka marrë tashmë iniciativën për të parandaluar migrimin

Në këtë konferencë mes tjerash u tha që Bashkimi Evropian do të jetë gjithmonë prej mbështetësve kryesorë të Shtetit të Kosovës, jo vetëm në çështjet politike, por edhe në fushën e ekonomisë, sundimit të ligjit, do ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit Euroatlantik dhe liberalizimit të vizave./

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here