Mustafa bisedon për investime të kompanive të fuqishme gjermane në Kosovë

0

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermani, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e bizneseve anëtare të Komitetit Lindor të Ekonomisë Gjermane.
Gjatë takimit siq merret vesh nga kryeministria, është biseduar për mundësitë e investimeve në Kosovë të kompanive të fuqishme gjermane, si Siemens, Opel, Veridos, AIRBUS, Papenburg, e kompani të tjera të pranishme në këtë takim.
Në takimin, ku ishin të pranishëm edhe ministri Financave, Avdullah Hoti dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, njoftohet se u bisedua për mundësitë dhe fushat e rëndësishme të zhvillimit ekonomik të Kosovës.
“Kryeministri Isa Mustafa i informoi përfaqësuesit e bizneseve për reformat e gjithmbarshme që po ndërmerr Qeveria e Kosovës për përmirësimin e vazhdueshëm të klimës së biznesit në Kosovë”, spikatet në njoftimin e kryeministrisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here