Mustafa: “Arritëm marrëveshje që siguron funksionimin e gjyqësorit në tërë territorin”

0

PRISHTINË, 10 SHKURT – Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës Isa Mustafa përmes rrjetit social Facebook e ka njoftuar opinionin sot shkurtazi për rezultatin e bisedimeve të mbrëmshme ndërmjet delegacioneve të shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë. “Sot në mëngjes përfunduam një marrëveshje shumë të rëndësishme, e cila siguron funksionimin e gjyqësisë në tërë territorin e Kosoves”, ka dhënë “sihariqin” Mustafa. “Falenderoj përfaqësuesen e lartë të BE, Znj Mogerini dhe anëtarët e delegacionit, zv kryeministrin Hashim Thaci, Ministrin e Drejtesise, z Hajredin Kuci, Ministren Edita Tahiri, Ministrin e integrimeve Evropiane, z Bekim Collaku, Z, Blerim Shala dhe z Valon Halimi, keshilltarin tim per çështje të emigracionit dhe migrimit”, ka shtuar ai. “Falenderoj edhe ekipet profesionale që punuan gjatë dhe me perkushtim për këtë fushë të rëndesishme” ka përmbyllur kryeministri Mustafa njoftimin e shkurtër në Facebook pa përdorur askund shkronjën “ë”. Bashkimi Evropian, përmes një komunikate ka bërë me dije se marrëveshja është arritur sot rreth orës 02:00 të mëngjesit “duke përmbyllur kështu kapitullin kritik të implementimit të marrëveshjes së Brukselit që do ta përmirësojë në mënyrë substanciale jetën e njerëzve në terren”. Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç ndërkaq ka dhënë pak detaje nga këndvështrimi i tij për mediat serbe rreth kësaj marrëveshjeje. Sipas tij kryetari i Gjykatës në Veri të Mitrovicës do të jetë serb. Ai ka detajuar se në Gjykatë do të punojë numër i njëjtë i gjyqtarëve, 9 shqiptarë dhe 9 serbë dhe e ka quajtur këtë zgjidghje të mirë për serbët. Vuçiç ka thënë se me insistimin e palës serbe Gjykata do ti ketë edhe degët e saj në Zubin Potok dhe Leposaviq.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here