Murgeshat serbe i mirëpresin eshtrat e Isa Boletinit (Video)

0

Vetëm një rrugicë ndan e manastirin ortodoks dhe kullën e Isa Boletinit. Derisa te kjo e fundit po bëhen të gjitha përgatitjet për rivarrimin e heroit në vendlindje, afro 100 vjet pas vrasjes së tij, motrat e nderit që gjenden në manastirin Sokolica në Boletin të Zveçanit flasin pak për ditën që po vjen.

Njëra nga to që nuk pranon të flasë para kamerës, thotë se këto murgesha janë të njoftuara me atë që pritet të ndodhë të mërkurën e 10 qershorit dhe se e mirëpresin kthimin e Isa Boletinit në fshat, njofton Klan Kosova

Por, kështu nuk mendon edhe lideri politik i serbëve në Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, që të martën foli nga Leposaviqi duke thënë se rivarrimi i tij në Boletin është “provokim dhe mungesë konsiderate ndaj viktimave dhe ndjenjave të serbëve”. /Klan Kosova/

https://www.youtube.com/watch?v=KEvvUlHDlZs

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here