Murgesha çeke: Populli shqiptar reagoi me ndjeshmëri e fisnikëri, dua të tregoj në Çeki

0

Ajo është një murgeshë çeke që jeton në Shkodër. Quhet Michaela Kubickova. Duke folur për gazetën Dita në lidhje me vrasjen e dy turistëve çekë, ajo ka thënë se krimi nuk ka komb, pasi vrasje të tilla ndodhin në gjithë botën.

Kubickova thotë se e ka habitur reagimi i shqiptarëve. Ajo vlerëson lart mikëpritjen dhe besën shqiptare, ndërsa shpjegon edhe arsyen përse çekët vijnë kaq shumë në veriun e Shqipërisë.

“Në çdo vend të botës, fatkeqësisht, ka persona që veprojnë keq. Ata nuk kanë lidhje me kombin. Të keqen nuk e bën njeri sepse është shqiptar apo çek, por ai njeri që nuk di të jetojë mirë mes njerëzimit. Të them të drejtën më ka habit ky reagim kaq i ndjeshëm dhe fisnik i popullit shqiptar, jo që nuk ia njoh këto vlera, por nuk besova që do të reagonit në mënyrë kaq të dukshme. E di që populli juaj e njeh dhimbjen e paragjykimeve nga të huajt.

E di që kjo ngjarje mund të shkaktojë një paragjykim të ri. Dhe për këtë më vjen sinqerisht keq. Për këtë jam duke kërkuar të flas edhe në Çeki e të tregoj sa të prekur ndjeheni nga kjo ngjarje. Ajo që më duket shumë e bukur është tradita e besës. Besa, e cila nuk ka nevojë të nënshkruhet në ndonjë kontratë sepse jepet, është dhe pikë. Mikpritja juaj është vërtetë e denjë e admirimit. Më kujtohet dreka mbretërore në zonën e Shllakut. Në fund vura re që zonja e shtëpisë po hante lakna të zeza. Kuptova që për drekën tonë ka shku në tërë fshatin duke kërkuar borxh ushqimin, vetëm që ne të mos na mungojë asgjë.

Ne na pëlqejnë malet. Na pëlqejnë malet e paprekura. Kemi zakon të ecim në këmbë. Të shijojmë natyrën, ta sfidojmë, të flemë në natyrë. Nuk kërkojmë hotele, na mjafton një copë tokë dhe mundësisht ndonjë kron me ujë”, thotë ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here