Murati: Të shfrytëzojmë rastin historik

0

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka theksuar se letra e presidentit Trump për presidentin Thaçi, shtron rrugën për përfshirjen e thellë të SHBA-ve në procesin e dialogut.

Postimi i Muratit në Facebook:

Letra e presidentit Trump për presidentin Thaçi, shtron rrugën për përfshirjen e thellë të SHBA-ve në procesin e dialogut. Edhe njëherë koha që t’i lëmë ngurtësitë e panevojshme, të bëhemi unik e vizionar dhe të shtrojmë për zgjidhje drejt e mirë njëherë e përgjithmonë me reciprocitet çështjen e Kosovës Lindore me atë të tri komunave në veri të Kosovës. Të shfrytëzojmë rastin historik, për të hequr kufizimet e Pakos së Ahtisaarit në Kushtetutën e Kosovës (privilegjet bllokuese të pakicës serbe) dhe për ta bërë Kosovën një shtet funksional e sovran në tërë territorin e saj me standardet më të larta për të drejtat e pakicave, por jo më me privilegje bllokuese.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here