Murati takon kandidaten shqiptare për deputete në Finlandë

0

Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka takuar në Helsinki kandidaten për deputete në Parlamentin finlandez, Fatbardha Hetemi.

Ai e ka cilësuar si tejet të rëndësishme pjesëmarrjen e shqiptarëve në jetën politike të vendeve ku ata jetojnë.

“Sot në Helsinki takova kandidaten për deputete në Parlamentin finlandez znj. Fatbardha Hetemi. Pjesëmarrja e komunitetit shqiptar në jetën politike dhe publike të vendeve ku jetojnë është shumë e rëndësishme për ata vetë por edhe për atdheun e tyre”, ka shkruar Murati.

Aktualisht Hetemi është deputete lokale në Helsinki, dhe tash po kërkon përkrahjen, sidomos nga shqiptarët, për të marrë më shumë përgjegjësi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here