Mulla Osmani: Unë ua fali tokën time për varreza vëllezerve katolikë

0

Imami Osman Musliu ka komentuar ngjarjet e fundit në fshatin Llapushnik të Drenasit, ku banorët po kundërshtojnë ndërtimin e një kishe dhe varrezave katolike në një pjesë të fshatit, raporton Rilindja.net

Osmani thotë se katolikët e këtij fshati kanë të drejtë të kenë kishën dhe varrezat e tyre dhe nëse Komuna e Drenasit nuk u ndanë pronën, ai është i gatshëm t’ua falë një pjesë të tokës.

“Në varrezat e qytetit të Drenasit do t’ua siguroj vendin. Mu nuk më pengon nëse vendoset një shqiptar i besimit katolik apo ortodoks në varreza të myslimanëve. Ndaq le ta qes kryqin 2 metra se nuk i frigohem kryqit për arsye se e di që në atë vorr është një vëlla i jemi”, tha Mulla Osmani për televizionin Rrokum.

Osmani ka shtuar se prijësit e bashkësive fetare në Kosovë më shumë janë biznesmen se sa prijës fetar në Kosovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here