Muja e Beqa, rast unikat: i kënduan dëshmorit Luan Haradinaj, pastaj u bënë dëshmorë edhe ata VIDEO

0

Dy dëshmorët e luftës së UÇK-së, Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi, kur e kishin qitur në këngë dëshmorin Luan Haradinajn, kanë mundur të mos e dinë që edhe ata vetë një ditë do të bëhen dëshmorë. Kësisoji një veprim i tillë përbën diçka të rrallë në histori, kur dy dëshmorë i këndojnë një dëshmori.

Një gjë e tillë kishte ndodhur në vitin 1998 në luftën e Kosovës. Siç shihet në këtë video, ku prezent është edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, kënga për Luan Haradinajn është nga minuta e katër deri në minutën e tetë.

Ndryshe, edhe këtë vit në Klinë, ka filluar Festivali folklorik “I këndojmë lirisë”. Ai ka filluar më 6 qershor ndërsa mbaron më 8 qershor.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here