Muhamet Kelmendi: Policia më ndaloi si në filmat kriminal, për motive politike

0

Muhamet Kelmendi pasi është liruar nga Policia e Kosovës në një bisedë për RTV 21 ka deklaruar se sot në Mitrovicë derisa po mbahej ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit, është ndaluar nga policia si në filmat e Alfred Hitchcock, apo në filma të tjerë kriminal. Ai ka deklaruar se në momentin e ndalimit të tij policia janë sjellur shumë vrazhdë ndërkaq pas shoqërimit në polici ka folur për sjellje korrekte ndaj tij. Ai ka bërë me dije se në polici ëhstë pyetur për studentin e tij Abdullah Rama. Sipas Kelmendit në momentin e ndalimit ai ka qenë i shoqëruar me 3 persona krejt rastësisht. Policia e Kosovës ndërkaq ka bërë me dije se personat me të cilët ishte në shoqëri Kelmendi, ishin të dyshuar për policinë dhe po përcilleshin rreth një rasti që po e hetonin. Ndalimi i tyre sipas policisë ka ndodhur rastësisht në momentin kur me ata ka qenë edhe profesor Kelmendi i cili është shoqëruar në polici në cilësinë e dëshmiarit. Por ky i fundit nuk është pajtuar me këtë. “Në rast se paskam rastisur në vendin e gabuar dhe me njerëz të gabuar, pikërisht nuk është dashur të ndodhë ndalimi i tyre në momentin kur unë isha me ta”, ka theksuar ai. “Por ndalimi i tyre pikërisht kur unë isha me ata dëshmon se kjo është bërë me qëllime politike ndaj meje nga Qeveria e Kosovës”, ka deklaruar Kelmendi duke u shprehur se po të ishte duke jetuar në një shtet funksional do të ngriste padi ndaj policisë së shtetit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here