Muhamet Bytyqi i Vetëvendosjes këshilltari me performansën më të mirë në rajonin e Prizrenit

0

Anëtari i Kuvendit Komunal të Malishevës nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Muhamet Bytyqi, është anëtari që ka pasur përformansën më të mirë nga të gjithë këshilltarët që kanë komunat më shumicë shqiptarë në regjionin e Prizrenit.

Kështu ka vlerësuar KDI në raportin e mbështetur nga organizata suedeze “Olof Palme International Center”.

Vetëm nga muaji korrik deri në dhjetorë 2014 Bytyqi ka marrë pjesë në diskutime që janë mbajtur në Kuvendin Komunal të Malishevës 314 herë, ka inicuar 325 çeshtje të rëndësishme për interesat e qytetarëve të Malishevës, 20 çështje për amandamentimin e legjislacionit, 10 çeshtje që kanë të bëjnë me inicimin e rregulloreve, ka bërë 140 pyetje për Kryetarin dhe qeverinë komunale dhe me ketë rast ka pasur përqindjen prej 23.5 % që është më e larta e anëtarëve të kuvendeve komunale nga radhët e shumicës.

Në vazhdim renditja sipas përqindjes: Muhamet Bytyqi 23.5% , Lëvizja VETËVENDOSJE! Alush Shala 18.9 %, Partia Demokratike e Kosovës Leonard Shala 17.5% Lëvizja VETEVENDOSJE! Arber Regjaj 13.5% Lëvizja VETEVENDOSJE! Fatmir Iska 12.8% Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës.

Nga ky raport shihet se Kuvendet komunale kanë pasur një numër të madh çështjesh që i kanë trajtuar dhe në shumicën e tyre ka pasur diskutime nga një pjesë e anëtarëve. Nga ky raport ritheksohet edhe pasiviteti i një numri të madh anëtarëve që nuk flasin fare ose flasin pak që është një tregues i keq për demokracinë dhe dinamiken e zhvillimeve politike në nivel lokal.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here