Muhamer Ibrahimi: E dija që jo të gjithë do ta duan flamurin që e krijova unë

0

Kur kishte vendosur që të merrte pjesë në konkursin e ekipit për hartimin e simboleve shtetërore, Muhamer Ibrahimi e kishte pasur të qartë se jo të gjithë do ta duan krijimin e tij që më vonë u bë flamuri i shtetit.

Mirëpo, asnjëherë nuk e kishte çuar nëpër mend se ndaj simbolit kryesor të shtetit do të nisë fushata përqeshëse dhe dashakeqe nga individë e madje edhe parti politike.

Në një rrëfim dhënë “Zërit” me rastin e 8-vjetorit të pavarësisë, Muhamer Ibrahimi, krijues i flamurit shtetëror të Kosovës, thotë se nuk është gjë e mirë kur sheh që ka parti në Kosovë të cilët jo që nuk e respektojnë, mirëpo edhe e nënçmojmë flamurin e shtetit.

Sipas tij, ato parti e njohin shtetin e Kosovës vetëm kur u përgjigjet e kur nuk u përgjigjet, nuk e njohin.

Ndërkohë duke folur për qytetarët e thjeshtë të cilët vazhdojnë ta përçmojnë flamurin shtetëror, Ibrahimi ka një përgjigje të shkurtër:

“Të mos presin t’i respektoj dikush nga jashtë, nëse nuk e respektojnë veten”.

Megjithatë 8 vitet që nga Shpallja e Pavarësisë nuk kanë qenë vetëm me ndjenja negative për Ibrahimin. Ai thotë se nuk kalon asnjë ditë pa u ndjerë krenar me krijimin e tij.

“Zërit” ai i ka rrëfyer edhe njëherë të gjitha momentet më interesante në këto 8 vite prej çastit kur kishte vendosur të konkurronte, kur kishte kuptuar se kishte fituar, e deri më sot

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here