MPJ: Nuk do të ketë sot pelegrinazh të serbëve në asnjë qytet të Kosovës, ata nuk kërkuan leje

0

Zyrtari nga Ministria e Jashtme, Jetlir Zyberaj, ka thënë se sot nuk do të mbahet pelegrinazh në asnjë qytet të Kosovës, sepse për këtë organizim serbët nuk kanë marrë leje dhe pa kërkesë zyrtare nuk ka gjasa te realizohet.

Sot, qytetarë të shumtë të Gjakovës kanë protestuar në Gjakovë lidhur me atë siç janë shprehur “kundër ardhjes kriminelëve, të cilët nën petkun e pelegrinëve sot vijnë në Gjakovë”.

Për këtë, Zyberaj shkruan se asnjë kriminel nuk do të jetë pjesë e grupit të pelegrinëve serbë sepse “vendi i tyre do të jetë në burg”, thotë ai, transmeton Gazeta Express.  

“Republika e Kosovës respekton dhe garanton të drejtën e secilit qytetar për të praktikuar ritet fetare.

Megjithatë për të informuar opinionin publik, sot, nuk do të ketë kurrfarë pelegrinazhi në asnjë qytet të Kosovës, sepse një gjë e tillë nuk është kërkuar nga institucionet e Kosovës. Nuk ka asnjë kerkesë zyrtare për këtë organizmin dhe rrjedhimisht nuk ka asgjë të planifikuar”, ka sqaruar Zyberaj. 

Më tej thekson se institucionet e Kosovës bashkëndjejmë me shqetësimet e nënave dhe qytetarëve të Gjakovës.

“Por i garantojmë të gjithë që asnjë kriminel nuk do të jetë asnjëherë pjesë e grupit të pelegrinëvë serbë sepse vendi i tyre do të jetë në burg.

Të gjithë kriminelët serbë që kanë kryer krimet më ç’njerëzore që nga lufta e dytë botërore duhet të dalin para drejtësisë”, ka përfunduar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here