MPJ e Britanisë thotë se rreziku për sulm terrorist në Kosovë është “i lartë”

0

Kërcënimi nga terrorizmi është vlerësuar “i lartë” (4) në më shumë se 30 vende të botës.

Ky vlerësim vjen nga Ministria e Jashtme Britanike, e cila vendet turistike, si Spanja e Franca, i ka ranguar me rrezikshmëri të lartë sikurse edhe Libinë, Pakistanin e Somalinë.

Kjo ministri, për të pasur sa më të lehtë përdoruesit që ta gjejnë vendin e tyre dhe të shohin se sa janë të kërcënuar nga këto sulme, ka publikuar një hartë interaktive ku ka radhitur shtetet potencialisht cak të sulmeve terroriste të kategorizuar në katër rangime: “të lartë” (4), “të përgjithshëm” (3), “themelor” (2) dhe “të ulët” (1), raporton “The Telegraph”.

Si vend me “kërcënim të përgjithshëm” (3) për sulme të mundshme terroriste, MPJ e Britanisë e ka cilësuar edhe Kosovën, veç Italisë, Gjermanisë, Greqisë, Bosnjës e disa vendeve tjera, transmeton Koha.net.

Me një shkallë më të ulët, “themelore”, të rrezikut janë vlerësuar Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Austria, Bullgaria, e të tjera.

Vendet ku kërcënimi terrorist është “i ulët” (1) përfshijnë Islandën, Bolivinë, Ekuadorin, Poloninë, Republikën Çeke, Zvicrën, Hungarinë, Vietnamin e Japoninë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here