Mourinho shkarkohet, Chelsea gjen trajnerin e ri

0

Jose Mourinho është shkarkuar nga detyra e trajnerit të Chelseat. Shkarkimi erdhi pas rezultateve të dobëta ku skuadra arriti të fitojë vetëm katër ndeshje, ndërkaq gjendet në pozitën e gjashtëmbëdhjetë në tabelë. Vendimi i klubit ka ardhur pas humbjes edhe nga Leicester.

Mediat britanike raportojnë se portugezin do ta zëvendësojë Juande Ramos.

Spanjolli 61-vjeçar aktualisht është i papunë, pas largimit nga skuadra ukrainase Dnipro vitin e kaluar.

Ai më parë ka qenë trajner i skuadrës rivale të Chelseat, përkatësisht i ekipit të Tottenahm Hotspurs gjatë vitit 2007-2008.

Sipas BBC-së Ramos tashmë gjendet në kryeqytetin britanik të Londrës, ku gjatë darkës do të takohet me pronarin e Chelseat, Roman Abramovich.

Vlen të theksohet se Ramos ka qenë edhe trajner i Real Madridit, Sevillas, Malagas dhe Barcelona B.

CSKA+Moscow+v+FC+Moscow+Premier+Liga+QBmJmyG63Xdx

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here