Moti i këtyre ditëve nuk i ka dëmtuar pemët, thonë ekspertët

0
Bazuar në vitin e kaluar kur temperaturat e ulëta dhe ngricat i kishin dëmtuar në mënyrë drastike pemët, shumë qytetarë të Kosovës po druajnë se edhe moti i ftohtë i këtyre ditëve mund të ketë shkaktuar dëme të ngjashme.
Por ekspertët e fushës përkatëse thonë se nuk ka arsye për druajtje.
Safet Mazrreku, MSC i mbrojtjes së bimëve ka thënë se i vetmi dëm mund të jetë shkaktuar në përmasa të vogëla tek kajsiat.
“Deri tani kjo kohë nuk ka dëmtuar asgjë, përveq kajsiave në një masë të vogël, përndryshe ky mot ka efekte pozitive, pasi ka penguar mugullimin e mëtejmë të pemëve dhe e ka parandalu ekspozimin e tyre në temperatura të ulëta, në faza më të ndjeshme”, ka tërhequr vëmendjen Mazrreku.
“Bora ka edhe dobinë e saj, pasi sikur këto të reshura të vinin në formë shiu do të bëheshin vërshime shumë të mëdha të cilat do të ndikonin negativisht edhe në sektorin e pemtarisë”, ka shtuar ai.
“Është me rëndësi që me përmirësimin e kohës fermerët të bëjnë trajtimin e pemëve për mbrojtje”, ka tërhequr vëretjtjen eksperti Mazrreku./Portali ONLINE/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here