Moti gjatë javës

0

Në fillim të javës mot kryesisht i vranët dhe me shi, në vise malore me borë.

Nga dita e martë, një tjetër vorbull ciklonike nga Atlantiku do të sjell masa më të ngrohta ajrore nga Afrika veriore, që do të kushtëzojnë mot të vranët dhe me të reshura shiu, ku vende-vende këto të reshura mund të jenë intenzive. Vetëm në vise malore priten reshje bore.

Edhe ditëve të para të javës, parashihet një mot dinamik me qarkullim të mjaftueshëm ajror, që pritet të mbajë vlerat ditore të indeksit të kualitetit të ajrit kryesisht rreth vlerave normale, vetëm ditën e hënë kohëpaskohe mund të rriten në të pashëndetshme.

19.11 – Mot i ftohtë. Në mëngjes mot kryesisht i vranët. Gjatë ditës pjesërisht vranët dhe intervale me diell

20.11-21.11 – Mot i vranët, kohëpaskohe me reshje shiu. Të martën vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive. Në vise malore priten edhe reshje bore.

22.11 – Mot kryesisht me vranësira, pasdite mundësi për riga lokale shiu.

23.11 – Mot kryesisht me diell.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here