Mot me shi në Kosovë

0

Në fillim të javës mot kryesisht i vranët dhe me shi, në vise malore me borë.

Masat e ftohta ajrore që kanë depërtuar mbi rajon dhe një vorbull ciklonike që ndodhet mbi Italinë jugore, do të favorizojnë, më vonë gjatë ditës dhe natës, kushte për reshje bore, të cilat pritet të pushojnë nesër gjatë mëngjesit.

Edhe ditëve të para të javës, parashihet një mot dinamik me qarkullim të mjaftueshëm ajror, që pritet të mbajë vlerat ditore të indeksit të kualitetit të ajrit kryesisht rreth vlerave normale, vetëm ditën e hënë kohë pas kohe mund të rriten në të pashëndetshme.

21.11 – Mot i vranët, kohëpaskohe me reshje shiu. Të martën vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive. Në vise malore priten edhe reshje bore

22.11 – Mot kryesisht me vranësira, pasdite mundësi për riga lokale shiu.

23.11 – Mot kryesisht me diell.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here