Mosrespekt ndaj policëve, shqiptarë e serbë, i sulmojnë policët në detyrë

0

Mosrespekt deri në sulm mbi policët e Policisë së Kosovës janë shënuar dje nga qytetarë shqiptarë dhe serbë të Kosovës. Në Shtime dy qytetarë shqiptarë janë arrestuar për shkak se kishin fyer dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë derisa ishin duke shqiptuar një gjobë në trafik. Gjatë intervenimit njëri nga zyrtarët policorë për ta vënë situatën në kontroll ka përdorur edhe sprejin. Në konsultim me prokurorin sulmuesit pas intervistimit janë dërguar në burg. Të njëjtën ditë një qytetar serb në Leposaviq është arrestuar për shkak se në gjendje të dehur i ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë derisa ata i kishin dhënë urdhër për largimin e veturës nga rruga. Për ta vënë situatën në kontroll zyrtarët policorë kanë përdorur sprejin. Zyrtarët policorë kanë pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor ndërsa sulmuesi pas intervistimit në konsultim me prokurorin poashtu është dërguar në burg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here