Mosrespekt e mospërfillje ndaj zyrtarëve policor

0

Policia e Kosovës po përballet me mosdëgjueshmëri e mosdrespekt nga persona të ndryshëm. Zyra për Informim e kësaj policie ka njoftuar sot për disa raste të tilla. Dje derisa një njësit policor në Kaçanik ka shkuar për të konfiskuar një kamion të ngarkuar me dru tek dy persona, ka hasur në kundërshtim nga ata. Policia është detyruar t’i arrestojë të dy qytetarët për shkak të mospërfilljes së urdhërave. Kamioni së bashku me drunjtë megjithatë është konfiskuar ndërsa personat problematik pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Në Fushë Kosovë ndërkaq një qytetar në një pikë kontrolli i ka kanosur zyrtarët policor lidhur me një tiketë të shqiptuar më herët. Me urdhër të prokurorit ky qytetar pas intervistimit është liruar poashtu në procedurë të rregullt. Ndërkohë në Prizren është arrestuar një qytetar pasi u ka ofruar zyrtarëve policor 20 €, me qellim që mos të gjobitet pasi veturën e kishte pa regjistrim. Me urdhër të prokurorit vetura është konfiskuar ndërsa ryshfetdhënësi është liruar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here