Mos udhëtoni kah Rruga e Kombit, është rrezik

0

Ministria e Transporteve në Shqipëri thuajse është dorëzuar para vështirësive të motit dhe ka bërë thirrje që të evitohet sa të jetë i mundur qarkullimi në Rrugën e Kombit.

Rruga që u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë mbi 1 miliard euro dhe e cilësuar si kryevepra e fushës së ndërtimit në Shqipëri, por edhe në Evropë, vetëm 6 vjet pas ndërtimit bëhet e pakalueshme në dimër, shkruan sot Koha Ditore.

Ministri i Transporteve e Infrastrukturës i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, gjatë një inspektimi që i bëri një segmenti të kësaj rruge në Skuraj të Milotit, u ka bërë thirrje përdoruesve të automjeteve që të evitojnë sa të jetë e mundur qarkullimin në këtë rrugë gjatë këtyre ditëve.

“Mendoj se është momenti për të bërë edhe një thirrje, për të pasur kujdes, temperaturat do të ulen në mënyrë të ndjeshme. Ky segment është shumë vunerabël, shumë i prekshëm nga bora dhe akulli. Kështu që drejtuesit e mjeteve duhet të përgatiten, duhet të marrin zinxhirë. Por unë do të thosha gjithashtu që nëse është e mundur të evitohet rruga, të evitohet qarkullimi në ketë rrugë gjatë këtyre ditëve”, tha ministri i Transporteve, të shtunën në mbrëmje, teksa inspektoi punimet për evitimin e gërryerjeve të rrugës në Skuraj nga fryrja e lumit Mati.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here