“Mos u dashuro kurrë në një poet”

0

Një poet nuk duhet të bjerë kurrë në dashuri me një poet tjetër. Dashuria mes tyre është po aq e rrezikshme sa një lojë kumari.

Ata duhet t’i dorëzohen të njëjtës skenë dhe si dy aktorë duhet të luajnë rolet më të mira, pasi të dy i dinë të metat e kësaj ndjenje dhe të dy do të duhet ta ushqejnë sa më gjatë iluzionin.

Por shumë prej tyre nuk kanë mundur ta shmangin këtë. Kutia postare e historisë së letërsisë është e mbushur me letra dashurie mes njerëzve të njohur.

Pirandelo i ka shkruar pafund Marta Abba, Gautier i shprehej se s’mund të jetonte pa të Karlotë Grisi … Sa e sa sonete Shekspiri mendohet se i ka shkruar për një grua … Por në fund dashuria është një ushqim i mirë për letërsinë.

“Fjalë në ajër” është një libër që përmban një koleksion me letra dashurie mes poetëve Robert Lowell dhe Elizabeth Bishop, letra që nisin nga takimi i tyre i parë në një darkë në vitin 1947 deri disa javë para ndarjes nga jeta të poetit. Letra që kanë përshkruar kontinente apo oqeane, duke i bërë të ndjeheshin bashkë përmes atyre fjalëve që mbanin në dorë në një copë letër./Shqip

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here