“Mos ikni, do të ktheheni edhe më të varfër”, porositë ai që e ka provuar ikjen

0

FERIZAJ, 6 SHKURT – Gjatë një vizite që sot presidentja e vendit, Atifete Jahjaga i ka bërë Ferizajit e ka vizituar edhe Kompaninë “Promoplast”, në fshatin Greme. Sikur disa biznese të tjera në vend, edhe kjo kompani është prekur nga migrimi ilegal. Ka qenë pikërisht njëri nga punëtorët, i cili ka migruar ilegalisht, por është kthyer sërish në familje dhe në vendin e tij të punës, që bazuar në shembullin personal dhe peripecitë nëpër të cilat ka kaluar, u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të mos e marrin rrugën e migrimit ilegal. “Kjo nuk është zgjidhje, sepse ata do të kthehen në vendin e tyre edhe më të varfër”, ka thënë ai. Presidentja Atifete Jahjaga pas takimit që ka patur me kryetarin e Ferizajit Muharrem Sfarqën dhe qytetarë të tjerë të Ferizajit e ka përsëritur apelin që e ka bërë në Vushtrri që qytetarët të mos ikin nga vendi i tyre. “Sot, Kosova është në një proces kur i nevojiten qytetarët e saj. Ne nuk kemi qytetarë për të humbur”, është shprehur ajo. Vushtrria dhe Ferizaji llogariten ndër komunat më të goditura nga migrimi ilegal i ditëve të fundit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here