“Mos bini pre e grupeve kriminale”, u thotë presidentja atyre që duan të ikin nga Kosova

0

PRISHTINË, 11 SHKURT – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga gjatë një vizite të bërë sot në Podujevë u ka thënë qytetarëve në biseda të drejtpërdejta se “rruga e ikjes nuk është një rrugë e lehtë, është një rrugë e pagarantuar, një rrugë e pasigurt, sidomos tani që po i shohim deklarimet e vendeve të Bashkimit Evropian, të cilët do t’i kthejnë qytetarët tanë”. “I ftojë qytetarët të mos e lëshojnë Kosovën, të mos bien pre e grupeve kriminale, sepse e ardhmja e tyre është në Kosovë, që së bashku me institucionet e vendit të vazhdojmë me procesin e shtetndërtimit të vendit tonë dhe së bashku të ecim drejt proceseve integruese”, ka bërë thirrje Jahjaga në Podujevë. Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, e ka njoftuar Presidenten se javën e fundit vërehet një ulje e fluksit të largimit të qytetarëve, “që vërehet edhe nga rënia e dukshme e numrit të kërkesave për dokumente që u shërbejnë atyre për të migruar ilegalisht”. Veliu gjithashtu ka bërë me dije se po shënohen edhe raste të kthimit të qytetarëve, të cilët pasi kanë marrë rrugën e migrimit, janë kthyer sërish në familjet e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here