Morata: “Juventus, shtëpia ime”

0

Rikthimi i Alvaro Moratas te Reali i Madridit duket një alternativë thuajse inekzistente. Eshtë vetë lojtari që me gojën e tij ka pohuar se nuk i intereson Reali dhe se Juventusi është një familje kampionësh. Sulmuesi spanjoll i cili u bashkua me bardhezinjtë një vit më parë për shumën e 22 milionë eurove tregon pa hezitim se sa mirë ndihet me jetën në Torino. “Ka diçka që më ka surprizuar tej mase kur kam mbërritur te Juventusi. Në dhomat e zhveshjes nuk ka asnjë që e shikon veten më të rëndësishëm se të tjerët. Kjo vlen edhe për ata që kanë fituar Kupa Bote apo që janë legjenda edhe sot e kësaj dite. Këtu bëjmë një jetë normale, të gjithë flasin dhe rrinë me njëri-tjetrin. Për mua është e pabesueshme që diskutoj me lojtarë të mëdhenj si Buffon e Pirlo, të cilët më kanë ndihmuar për çdo gjë. Këtu nuk ka dallime, jemi futbollistë që luajmë dhe luftojmë të gjithë bashkë”. Morata i ka dhënë në këtë mënyrë një përgjigje të qartë Realit të Madridit se rikthimi në Spanjë nuk është në planet e tij. Por nga ana tjetër, Los Blancos kanë një klauzolë në kontratën me Juven, që i lejon ta blejnë Moratan për 30 milionë Euro këtë vit ose për 35 milionë vitin tjetër. Nëse gjatë dy sezoneve të para të sulmuesit në Itali, për të do të ketë interes nga ndonjë klub tjetër, sipas kontratës Reali gëzon gjithashtu të drejtën që të refuzojë.

Përgatiti Blerton Zejnullahu

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here