Alvaro Morata është gati ta nisë aventurën e tij të re në Atletico Madrid, pasi i kaloi me sukses testet mjekësore të dielën në mëngjes.

Ai iu nënshtrua testeve mjekësore vetëm pak orë pasi mbërriti në kryeqytetin spanjoll. Ai do të nënshkruajë kontratë me Atleticon të hënën, pas marrëveshjes mes dy klubeve për huazim deri në qershor të vitit 2020, transmeton Gazeta Express.

Ky është udhëtimi i dytë i Moratës me Los Rojiblancos, pasi ka qenë pjesë e klubit si fëmijë.

“Çdo gjë në rregull, falë Zotit!”, tha Morata pasi kreu testet.

26-vjeçari pritet të jetë pjesë e seancës stërvitore të dielën pasdite, me Diego Simeonen që do të donte ta shihte sesi qëndron sulmuesi spanjoll me kondicion. /Gazeta Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here