Ministri serb: Si Vuçiçit i ndodhi edhe kryetarit slloven Pahor në Srebrenicë

0

Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç  është goditur shumë herë me gurë sot në Srebrenicë, i ka thënë Tanjugut ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Dragan Lukaç.

Ai ka shtuar se pas incidentit Vuçiç me delegacionin serb është evakuuar me sukses në kufirin mes Serbisë dhe BeH.

“Duke marrë parasysh se ne kemi pritur diqka të tillë ne kemi hedhur një numër njerëzish tanë në masën vivile dhe ata kanë reaguar menjëherë pasi ka filluar sulmi ndaj kryeministrit”, ka treguar Lukaç.

Ka ngjarë ajo që kemi pritur dhe në qka kemi tërhequr vërejtjen, ka theksuar ai

Gurët sipas ministrit të brendshëm serb kanë fluturuar nga të gjitha anët, Vuçiç ka marrë shumë goditje dhe dhe i janë thyer syzet.

“Goditje nga gurët kanë marrë edhe pjestarët e e policisë dhe të sigurimit të delegacionit serb”, ka precizuar Lukaç duke sqaruar se ngjashëm i kishte ndodhur edhe kryetarit të Sllovenisë Borut Pahor të cilin sipas tij poashtu policia e ka marrë në mbrojtje dhe e ka dërguar në Stacionin Policor në Srebrenicë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here