Monika: Vajza ime dhe e presidentit Meta u kërcënua me jetë

0

Vajza e presidentit Meta është kërcënuar me jetë. Ky lajm është bërë i ditur nga Monika Kryemadhi, gjatë emisionit  ‘Open’ në Top Channel.

Kryetarja e LSI-së pretendon se Era Meta është kërcënuar nga strukturuara kriminale, të lidhura me politikën.  Për këtë arsye, Era është dërguar në një kolegj të sigurisë së lartë, jashtë Shqipërisë.

Në studion e “Open”, Monika Kryemadhi ka deklaruar se është kërcënuar në rrjetet sociale nga persona të cilët i ka identifikuar si anëtarë të grupeve kriminale të lidhura me politikën .

“Vajzën e vogël, e kam dërguar në shkollë jashtë, me konvikt të izoluar, sepse nuk dua që ajo të rrezikojë, sepse duhet të garantoja jetën e vajzës. Unë jam kërcënuar në rrjetet sociale”, u shpreh ajo, duke shtuar se edhe pse ka kontaktuar me policinë nuk ka besim në sistemin e drejtësisë, e po mundohet t’i zgjidhë vetë këto çështje.

“Jeta e një politikaneje mund të duket e bukur, por edhe ajo është e vështirë. Do të doja që të isha Zonjë e Parë, e besoj do ta bëja mirë këtë rol, por dua që të qëndrojë tek LSI deri sa të rinjtë të jenë gati për ta drejtuar”, u shpreh Kryemadhi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here