Momentet e fundit të britanikes teksa luante me fëmijën e saj (Video)

0

Vrasja e 20 vjeçares britanike nga bashkëshorti i saj grek, në të njëjtin krevat ku edhe po flinte foshnja e tyre 18-muajshe ka tronditur opinionin publik.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Greqi pak javë më parë. Sipas dëshmisë së rreme të bashkëshortit të saj, tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë 20-vjeçaren britanike, qenin e familjes dhe duke torturuar edhe vetë atë.

20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç, kishte krijuar një skenë sikur ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit.

Daily Mail ka publikuar pamje të 20 vjeçares teksa luante me fëmijën e saj pranë detit, siç shikohet në videon e mëposhtme ajo shihet e lumtur me fëmijën e saj. Ky do ishte dhe momenti i fundit që ajo do e shikonte fëmijën e saj, pasi burri i saj grek e mbyti me jastëk me justifikimin se Caroline donte të ndahej./Shqip

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here