Molliqaj: Nuk besoj në Gjykatën Kushtetuese – kontrollohet nga amerikanët, si edhe presidentja Jahjaga

0

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në një intervistë, paksa të pazakontë, për Zona B të Baton Haxhiut, ka folur për gjendjen politike dhe shoqërore në Kosovë, “shmangien” e tij nga organet e rendit, veprimet e tij dhe ato të opozitës – përfshirë skenën kur ai nxjerr nga vetura një zyrtar të shtetit, për “fashistët” – siç i quan ai Hashim Thaçin e Isa Mustafën dhe për “shqiptarët budallë” që po po kryejnë veprime antikombëtare duke sulmuar serbët dhe objektet fetare e kulturore të këtyre të fundit.

Molliqaj ka thënë se për shkak të ambientit në vend të vërtetat po artikulohen në një formë tjetër dhe se ai nuk beson në Gjykatën Kushtetuese, njofton Klan Kosova.

“E vërteta në këtë vend po del e vrazhdë sepse gënjeshtra është shumë e lëmuar”.

“Unë nuk besoj në Gjykatën Kushtetuese”.

“Por vendimi është i mirë sepse e ka shkatërruar marrëveshjen në të gjitha pikat, që nga emri deri në fund”.

“Gjykata, nëse do të kishte vendosur pa presion politik, vendimi do të ishte edhe më i mirë”.

“Jam i bindur që Gjykata Kushtetuese ka marrë këtë vendim kur e ka parë që jemi të vendosur”.

“Presidentja e Kosovës është presidentet e zarfit të Zyrës Amerikane. Ajo është vegël e kulluar e manovrimeve politike të kësaj zyreje”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here