Moisiu për përleshjet në Kumanovë:Tirana të ndikoj në stabilizim të situatës përndryshe Ballkani ndizet shumë lehtë (video)

0

Për ish-presidentin Alfred Moisiu ndërhyrja në Kumanovë më shumë se një operacion policor, ishte demonstrim force i trupave ushtarake.  Duke folur në konferencen ”Faktori shqiptar dhe perspektiva e Maqedonise” Moisiu tha se situata në vendin fqinj po ngjan me periudhën e fundit të qeverisjes së Milloshevicit. Ish-presidenti mbështeti qendrimin e ashpër të Ramës, por kërkoi që qeveria e Tiranës të këmbëngul në stabilizimin e situatës pasi sic tha ai Ballkani ndizet shumë lehtë.

Alfred Moisiu: Situata në Maqedoni shqetësuese për rajonin dhe shqiptarët. Ajo që ndodhi në Kumanove nuk ishte ndërhyrje  policore por ushtarake. Ishte nje beteje  që bëhet  rrugë më rrugë  në qytet. Të marrësh  një operacion  të tillë mbi një qendër  të banuar  tregon  se ishte qeveria  e Maqedonisë që ka dashur të tregojë  forcën  ushtarake  për tu pasuar  me miting për të demostruar  forcën  politike  që i duhet  atyre që janë në  pushtet  për të forcuar  pozita e tyre. Marreveshja  e Ohrit është shume e mire, por nuk është zbatuar  asnjëherë  plotësisht, ka qenë një marrëveshje që pala maqedonase  nuk ka qene korrekte  me ate qe nenshkruan. Mesa duket  qoftë presionet  e brendshme nacionaliste  qofte të jashtme  nga Serbia  apo Rusia ka cuar ne kete gjendje. Aty gjithmonë  ka patur probleme  për një trajtim  jo te përshtatshme  për shqiptaret.  Gjykoj  se situata  në Maqedoni është shqetësuese dhe  ka përgjegjësi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here