Mogherini takon ndaras të gjithë liderët e partive politike

0

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë Federica Mogherini, do të vizitojë Kosovën.

Ajo do të takohet me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga dhe me kryeministrin Isa Mustafa.

Mogherini do të takohet edhe me kryetarin e AAK-së Ramush Haradinajdhe me kryetarin e Lëvizjes “Vetëvendosje” Visar Ymeri.
Pas takimit me liderët e partive opozitare Mogherini takohet me edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe.Në mbrëmje Mogherini do të takohet edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçi.

Nesër, zonja Mogherini do të qëndroj në Beograd.

Raportohet se zyrtarja e lartë e BE-së, e cila për të parën herë, prej se u zgjodh në këtë post, i viziton të dy shtetet, do të bisedoj “për hapat e ardhshëm të Kosovës dhe  Serbisë në rrugën evropian”.

Poashtu, pritet të diskutohet edhe për zbatimin e marëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here