Mogherini: Janë finalizuar tekstet e dy marrëveshjeve

0

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, ka deklaruar se pas raundit të ri të bisedimeve Prishtinë-Beograd, janë finalizuar tekstet e dy marrëveshjeve. Federica Mogherini në një komunikatë të lëshuar pas takimeve të delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit ka precizuar se pas 16 orë bisedimesh është finalizuar teksti rret parimeve të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë si dhe rreth implementimit të marrëveshjes për telekomunikacion.

“Marrëveshje finale politike nuk është arritur”, ka konstatuar Mogherini në komunikatë duke bërë me dije se menjëherë do të mendojë për hapat e ardhshëm.

Edhe dy kryeministrat kanë konfirmuar  se nuk ka patur marrëveshje politike.

Isa Mustafa, kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës u ka thënë gazetarëve se është shënuar përparim në lidhje me Asociacionin e Komunave Serbe dhe telekomunikacionin, por ka tërhequr vërejtjen se deegacioni i tij nuk ka mundur t’i pranojë kërkesat e palës së Beogradit.

“Ata kanë kërkuar kompetenca ekzekutive për Asociacionin e Komunave dhe kjo është në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën tonë”, ka sqaruar Mustafa.

Aleksandër Vuçiç, kryeministër i Qeverisë së Serbisë ka pohuar se nuk është arritur marrëveshje rreth asnjë pike të bisedimeve.

“Fatkeqësisht nuk arritëm marrëveshje në asnjë pikë”, u ka thënë Vuçiç gazetarëve, pas mbarimit të raundit më të ri të bisedimeve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here