Mogherini, Haradinajt: Presidenti Thaçi është njëshi

0

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në një letër që i ka dërguar sot kryeministrit Ramush Haradinajt një ditë pas takimit që patën në Bruksel, i bën të qartë atij se merr parasysh rolin e presidentit Thaçi, kornizë të vetme reale. Për Gazetën Express, Qeveria e Kosovës është përgjigjur rreth letrës së Përfaqësueses së Lartë.

Në Qeverinë e Kosovës thonë se do të vazhdojnë të merren me dialog, bazuar me kompetencat që i ka, ndërsa deklarojnë se edhe rolin i Presidentit do të jetë në bazë të asaj që ia mundëson Kushtetuta.

“Qeveria e Kosovës në baza të rregullta komunikon me Bashkimin Evropian. Ne jemi të përkushtuar për dialog. Bazuar në kompetencat që ka, Qeveria është angazhuar me të gjitha kapacitetet e saj për një dialog konstruktiv dhe në të njëjtën kohë respekton dhe mbështet presidentin në ketë proces, bazuar në kompetencat e tij kushtetuese”, ka thënë zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi.

Kjo përgjigje vjen pas intensifikimit të përplasjeve mes shefit të ekzekutivit dhe të ndërmjetësueses së dialogut.

Pasi kryeministri Haradinaj tha se përfaqësuesja e BE-së e ka humbur kredibilitetin e ndërmjetësueses, Mogherini ia ktheu sot një letër kreut të Qeverisë.

Aty i tregoi se rolin kryesor dhe të vetmin që e sheh Bashkimi Evropian si kornizë të vetme reale është presidenti Thaçi.  

“Ne e mirëpresim atë dhe e konsiderojmë si një input në kuadër të qëndrimeve të Kosovës që do të shprehen nga presidenti i saj në dialogun aktual, që përbën për BE-në kornizën e vetme reale për adresimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”.

Sipas asaj që thuhet në letër, ekipi negociator i krijuar nga Qeveria dhe PSD-ja, numërohet veç si një “input”.

Ndërsa, Mogherini hakmarrjen nuk e ka lënë me kaq. Ajo në takimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, ftoi të gjithë kryeministrat, ndërsa anashkaloi Ramush Haradinajn.

Në emër të Kosovës e ftoi presidentin Thaçi, ndërsa si përfaqësues i Serbisë në këtë takim është Aleksander Vuçiq.

Haradinaj të hënën në takimin me përfaqësuesit e BE-së, kritikoi ndërmjetësimin e Mogherinit në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

Kryeministri përmendi temën e shkëmbimit të territoreve që, sipas tij, ka dëmtuar kredibilitetin e ndërmjetësuesit.

“Megjithatë, njëzet vjet pas luftës, dhjetë vjet pas pavarësisë, dhe pesë vjet pas Marrëveshjes së Brukselit, realiteti është se, përparimi drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka qenë minimal, dhe në fakt tani ka dalë krejtësisht nga binarët, veçanërisht me diskutimin publik mbi idenë fatale të korrigjimit të kufirit dhe shkëmbimit të territorit; Ka dëmtuar seriozisht kredibilitetin e ndërmjetësuesit, dhe ka dëmtuar arritjet që kemi bërë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE për më shumë se 7 vjet”, tha Haradinaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here