Mogherini fton kryeministrat dhe zv.kryeministrat në Bruksel

0

Frederika Mogherini ka ftuar formalisht kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa dhe atë të Serbisë Aleksandar Vucicl. Në takim me Mogherinin do jenë prezent edhe dy ish kreyministrat Thaçi dhe Daçiq.

Takimi i të hënës do shënojë vazhdimin formal të dialogut në nivelin më të lartë politik ku pas gati një vit pauze në tavolinën e negociatave do ulen dy kryeministrat dhe lehtësuesja e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Procesi do rinisë me fytyra të reja dhe kjo nga secila palë gjithnjë si pasojë e zgjedhjeve si në shtete respektive ashtu edhe në institucionet evropiane. Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Fredeika Mogherini ka ftuar formalisht kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa dhe atë të Serbisë Aleksandar Vucic që të takohen në Bruksel dhe vazhdojnë procesin e dialogut. Këtë process e kishte nisur paraardhësja e Mogherinit Catherine Ashton ndërsa bashkëbisedues i kishte atëbotë dy ish kryeministra, Hashim Thacin dhe Ivica Dacicin.

Në takim me Mogherinin do jenë prezent edhe dy ish kreyministrat: Thaci dhe Dacic, të cilët e kishin nisur procesin dhe kishin arritur Marrëveshjen e prillit. Sipas Maja Kocijancic zëdhënëses së Mogherinit, shefja e Politikës së jashtme evropiane u ka dërguar ftesë vetëm kryeministrave.

“I përket liderëve nga Prishtina dhe Beogradi që më pas të vendosin përbërjen e delegacioneve nga kryqytetet respektive”, ka deklaraur Kocijancic. Sido që të jetë, për zyrtarët evropian prezenca e dy ish kryeminisyrave në këtë takim është edhe konfirmim i kontinuitetit të procesit.

Në komunikatën për shtyp të lëshuar nga kabineti Mogherini, tuhet se dy kryeministrat do rishikojnë progresin e arritur deri më tani në dialog dhe të vendosin si të shkohet tutje me proces të normalizimit të raporteve. Andaj edhe takimi i të së hënës më shumë ka karakter njoftimi dhe informimi për të ardhen. Zyrtarëve evropian e konsiderojnë këtë takim si dic më shumë formale se substanciale.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here